Autoritetet franceze kanë shtuar prezencën e policisë në Paris dhe kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të lëvizjes së ashtuquajtur “Jelekverdhët”.
Protestat e kësaj lëvizjeje ishin ndërprerë nga koronavirusi por rikthehen në kohën kur Franca po përballet me krizën dhe pasojat e pandemisë.
Qindra protestues u mblodhën në dy sheshe në Paris. Në njërën prej marshimeve, nuk u raportua për asnjë incident, por në marshin tjetër u dogjën disa kosha mbeturinash dhe një veturë ndaj policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Po ashtu, policia njoftoi se ka arrestuar 154 persona.
Autoritetet franceze kanë ndaluar mbajtën e protestave në zonën qendrore të Parisit, përfshirë edhe në Champs-Elysees, ku në të kaluarën protestuesit, për pothuajse dy vite rresht kanë mbajtur protesta për shkak të rritjes së taksave për karburantin dhe reformay e udhëheqjes së presidentit Emmanuel Macron.
Protestat e sotme në Paris mbahen në një kohër kur në Francë, u shënua rekordi prej pothuajse 10,000 rasteve ditore me koronavirus, teksa numri i të hospitalizuarve nga COVID-19, është rritur gjatë këtij muaji./Opinion.al