Rike Roçi është një nga femrat më të njohura e të komentuara të showbiz-it shqiptar. Jeta e saj private ka qënë shpeshherë epiqendra e mediave rozë, madje kohë më parë ajo u përfol se kishte lidhje dashurie edhe me Noizy-n.
Edhe pse dyshja nuk e ka pohuar kurrë lidhjen e tyre, ndjekësit akoma kanë kuriozitet të dinë të vërtetën. Një nga ndjekësit ka pyetur sot ish-banoren e BBA për lidhjen me reperin duke i shkruar në Instagram: “Për sa kohë ke qënë e lidhur me Noizy-n?”
“Ehaa kam thënë disa herë që kurrë s’kemi qënë të lidhur, u bë vite me këtë histori, boll. Vetëm shoqëri” – është përgjigjur Rikja, e cila duket se i ka ardhur në majë të hundës me këtë pyetje./Opinion.al