Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rihapja e shkollave, Grida Duma: Qeveria nuk ka asnjë plan dhe protokoll

2020/08/20 at 12:11 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rihapja e shkollave, Grida Duma: Qeveria nuk ka asnjë plan dhe protokoll

Partia Demokratike ka akuzuar sërish qeverinë se vendimi per hapjen e shkollave është marrë pa asnjë pregatitje pasi nuk ka publikuar asnjë udhëzim dhe asnjë protokoll sigurie që ruajnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve.


Ish-deputetja e PD, Grida Duma deklaroi se ka disa probleme që nuk kanë marrë një zgjidhje dhe që ndikojnë negativisht në sigurinë shëndetësore në shkolla.

Sipas saj, shumë shkolla në Tiranë dhe Durrës, edhe para pandemisë, bënin mësimin me turne dhe tani nuk dihet se me çfarë kapaciteti do të punojnë. Ajo shtoi se qeveria nuk ka zgjidhur akoma çështjen e nxënësve dhe mësuesve të shkollave të shembura nga tërmeti i Nëntorit të kaluar dhe nuk thotë se çfarë do të bëhet me oraret e mësimit, në mënyrë që prindërit të gjejnë një mundësi për përshtatjen e orareve të tyre.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka marrë asjë masë, nuk ka publikuar asnjë udhëzim dhe asnjë protokoll sigurie që ruajnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve.

Edhe shpalljen e vendimit për rihapjen e shkollave e bënë nën presionin e drejtë të Partisë Demokratike.

Nga vetë deklaratat e Ministrisë së Arsimit, vendimi per hapjen e shkollave është marrë pa asnjë pregatitje. Gjithë çfarë Ministria deklaron është që ende po detajojnë një plan. Pra, vetëdeklarojnë se kanë marrë vendimin pa pasur një plan.

Vendimi i marrë para hartimit të një plani të mirëmenduar sipas kushteve dhe mundësive me shkollat tona është një rrezik mbarëkombëtar.

Sot qeveria nuk deklaron asnjë plan masash, sepse nuk e ka! Pikërisht sepse nuk ka një plan apo strategji, ka gjetur mënyrën keqdashëse ta hedhë përgjegjësinë tek prindërit duke spekuluar që gjoja “po bën atë që deshën shqiptarët”, sepse “kështu doli sondazhi”.

Qeveritë nuk qeverisin me sondazhe dhe sondazhet nuk janë vendime qeverie. Nëse do të ishte kështu, bënin mirë të kryenin një sondazh mbi çfarë donin shqiptarët në kohën e karantinës; apo çfarë donin shqiptarët, kur mbyllja pa plan u shkatërroi ekonominë dhe punën.

Për më shumë, qeveria ka vendosur pikërisht të kundërtën e asaj që duan shqiptarët. Shqiptarët në çdo sondazh zgjedhin të arsimojmë fëmijët në kushte sigurie jete. Shqiptarët në çdo sondazh vënë shëndetin dhe jetën si prioritet themelor.

Pikërisht për këtë qeveria duhet të na thotë qartë dhe me përgjegjësi të plotë:
– Çfarë ka ndryshuar në kapacitetet dhe pregatitjet për mbrojtjen nga infektimi nga koha kur shkollat u mbyllën, ndërsa kishte vetëm 5-15 të infektuar në ditë.
-Çfarë kapacitetesh më të specializuara ka sot qeveria kur deklarohen edhe 150 të infektuar në ditë?

Problemet që nuk kanë marrë një zgjidhje dhe që ndikojnë negativisht në sigurinë shëndetësore në shkolla janë disa.

• Shumë shkolla në Tiranë dhe Durrës, edhe para pandemisë, bënin mësimin me turne. Tani nuk dihet se me çfarë kapaciteti do të punojnë. Qeveria nuk ka akoma një përgjigje.
• Qeveria nuk ka zgjidhur akoma çështjen e nxënësve dhe mësuesve të shkollave të shembura nga tërmeti i Nëntorit të kaluar.
• Për shkak të mungesës s ënjë plani, qeveria nuk ka përgjigje për programin 6 orësh mësimor. Çfarë do të bëhet me të? I alteruar mes mësimit në klasë dhe online, ngarkesa shkon edhe 12 orë.
• Qeveria nuk thotë se çfarë do të bëhet me oraret e mësimit, në mënyrë që prindërit të gjejnë një mundësi për përshtatjen e orareve të tyre.
• Shkollat nuk janë pastruar dhe higjenizuar.

Vetëm tre javë nga fillimi i mësimit dhe për asnjë nga këto probleme të mëdha nuk ka asnjë strategji të qartë përballimi.

Qeveria duhet të jetë e qartë që fëmijët në shkolla dhe siguria e tyre janë përgjegjësi e saj prioritare, shumë më tepër se çdo pjesë tjetër e popullatës.

Fëmijët e shqiptarëve mund të nisin jetën shkollore vetëm pasi të qartësohen plotësisht për mënyrën dhe masat e plota të ruajtjes së standardeve të distancës, higjenës, sjelljes mbrojtëse, në të gjithë ambjentin shkollor.

Vendimi i derisotëm për hapjen e shkollave është një vendim “ngelës”, i papregatitur, i cili në mungesë të njohjes dhe llogaritjes së kapaciteteve, kohës, organizimit të të gjitha mjeteve, rrezikon shëndetin e fëmijëve së pari dhe gjithë zinxhirit të mëtejshëm pas tyre.

Partia Demokratike kërkon informimin dhe transparencën e plotë të shqiptarëve mbi hapat, mjetet dhe mundësitë e përllogaritura për të nisur një vit shkollor që i shërben arsimimit dhe forcimit dhe jo rrezikut të shëndetit dhe jetës.

Etiketa: dumaPDshkolla


Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 8:30 am
Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Aktualitet

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

18 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Para
Brataj dhuron gjak për terapinë me plazmë, bën apel për t’iu bashkuar

Brataj dhuron gjak për terapinë me plazmë, bën apel për t'iu bashkuar

Donald Trump dhe Barack Obama, çaj në Shtëpinë e Bardhë

Obama e kritikoi ashpër,Trump: Ke qenë i tmerrshëm,falë teje jam President

I kërkoi vetëdeklarim pasurie, Ibrahim Lici sfidon OFL

Vjedhje me dhunë dhe drogë, OFL zbarkon në Korçë
















TE FUNDIT

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
18 Korrik, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në një lokal në Rrugën e Durrësit....

Lexo më shumë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
18 Korrik, 2025

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës...

Lexo më shumë

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
18 Korrik, 2025

Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
18 Korrik, 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com