Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rihapja e basteve? PD: Rama lëviz punët e shtetit në drejtim të të vëllait

2022/08/31 at 3:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rihapja e basteve? PD: Rama lëviz punët e shtetit në drejtim të të vëllait

Pas dëgjesës së hapur të zhvilluar sot për hapjen e basteve sportive online ka reaguar Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso akuzoi Ramën së është “kuzhineta e mekanizmit kriminal në vend”, dhe se po i jep bastet vëllait të tij, Olsi Rama.

Teksa i kujton Ramës vendimin e vitit 2018 për mbylljen e lojërave të fatit, të cilin ua kushtonte nënave dhe motrave, Kaso thotë se sot nëpër Shqipëri ka shumë nëna dhe motra veshur në të zeza nga përplasja që nisi në vitin 2013 mes grupeve rivale në këtë biznes. Më tej ai thekson se ora e llogarisë për Ramën dhe njerëzit pranë tij është afër.

“Në vitin 2013, Edi Rama me ministrin e tij, atëherë ‘kampion’, tashmë në burg, e kodonin si ‘fundi i marrëzisë’ operacionin për mbylljen e basteve.

Makina e madhe e propagandës u vu në shërbim të idesë se, ky hap ndërmerrej për të pastruar qytetin, për të shpëtuar Shqipërinë, nënat e motrat e saj, për t’i lënë burrat “që të shkonin në darkë në shtëpi te gratë”.

Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri.

Sot thonë: Bastet janë të mira. Të kthehen bastet. Rrofshin bastet!

Partia Demokratike e neverit qëndrimin hipokrit, haluçinanat dhe hajdutëror të Edi Ramës. Kur ai bën, njëherë si gardian i familjes dhe vlerve të saj, dhe një herë si ‘kampion i ideve liberale’, nuk është as njëra as tjetra.

Ai është kuzhineta në mekanizmin kriminal që sundon sot Shqipërinë. Një kuzhinetë që e lëviz karrocerinë e punëve të shtetit dhe parave publike në drejtim të të vëllait, shokëve të tij dhe ‘çunave problematikë’ të të gjitha ngjyrave.

Sot i kishte mbeldhur të gjithë vasalët në një dëgjesë turpi, për të bërë, asgjë më shumë se dhënien e licencës Olsit të familjes. Figurantët e sotshëm, dhe ai bashkë me ta, nuk janë më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari.

Duam t’i kujtojmë zotërisë së tij, që ua kushtonte nënave dhe motrave mbylljen e  basteve se, sot nëpër Shqipëri ka shumë nëna dhe motra veshur në të zeza nga përplasja që nisi në vitin 2013 mes grupeve rivale në këtë biznes.

Me politikën “hëngshin kokat!” Edi Rama ka prodhuar një shtet ku terrori është një fakt, dhe krimi një skedinë ku rendi dhe siguria e humbin përherë ndeshjen.

Me qaravitjen hipokrite me ‘nënat dhe motra’, Edi Rama nuk ka patur ndërmend shqiptarët, por të vëllanë.

Partia Demokratike i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit.

Pasuria që i ka fryrë deri te qerpikët nuk do t’i shpëtojë dot.

Rreziku që ata përbëjnë për Shqipërinë do t’u kthehet kundër”-tha Kaso.

Ju sugjerojmë

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
Aktualitet

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

16 Qershor, 2025 6:55 pm
Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
Bota

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

16 Qershor, 2025 5:52 pm
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

16 Qershor, 2025 5:47 pm
Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Para
“Talleni me djersën e bujkut”, Braçe me tone të ashpra: Maskarenj, ata na votojnë

"Marrëzi pa fund", Braçe: Të njëjtët palaço që morën peng sportin, flasin për të

Artan Hoxha zbulon dy sms e fundit të Ervis Martinajt

Bastet/Hoxha: Qeveria po u mbush mendjen shqiptareve pse duhet të luajnë bixhoz

Video/ Momenti kur Gledis Nano lë zyrën, përshëndet gazetarët

Video/ Momenti kur Gledis Nano lë zyrën, përshëndet gazetarët

TE FUNDIT

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
16 Qershor, 2025

Instituti i Statistikave ka publikuar një raport lidhur me prodhuesit e të mirave, për tremujorin e parë të vitit 2025....

Lexo më shumë

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
16 Qershor, 2025

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata...

Lexo më shumë

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
16 Qershor, 2025

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024....

Lexo më shumë

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
16 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë të ruajë uraniumin e pasuruar të Iranit në territorin rus, si një përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com