Aktualitet

Rihapet Universiteti i Forcave të Armatosura


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 02/11/20 |
Opi Nion

Universiteti i Forcave të Armatosura është rihapur sot pas 10 vitesh. 60 studentë të shpallur fitues, nga 600 aplikantë në total, do të nisin vitin e parë akademik.

Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, në ceremoninë e hapjes, u shpreh se rihapja e Akademisë së Forcave të Armatosura do të shihet si një nga momentet kyçe të ringritjes së FA.

Gjatë fjalës së saj ministrja theksoi se nëse shteti nuk investon tek njerëzit, armatimet e pajisjet janë pesë me hiç. Sipas saj Akademia më në fund rikthehet duke plotësuar një boshllëk që ka krijuar jo pak kosto për FA.

“Akademia u mbyll vetëm 1 vit pasi u anëtarësuam në NATO. Rruga e një force moderne dhe profesioniste kalon nga Akademia. Falënderoj SHBA, Turqinë, Greqinë, Italinë e Anglinë për ndihmën në arsimim gjatë këtyre viteve. Armatimet e pajisjet janë pesë me hiç nëse nuk investojmë tek njerëzit tanë. Pas disa vitesh, rihapja e AFA do të shihet si një nga momentet kyçe të ringritjes së FA.

AFA, institucioni i vetëm i akredituar i arsimit të lartë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ofron mundësi të jashtëzakonshme punësimi e karriere në FA dhe NATO.

Akademia më në fund rikthehet duke plotësuar një boshllëk që ka krijuar jo pak kosto për FA. Synojmë ta ngremë AFA në nivelin e një akademie të një vendi të NATO-s”, tha Xhaçka./ Opinion.al

Pas