Rihanna është një prej yjeve më me ndikim në skenën muzikore dhe jo vetëm. Së fundmi ylli ka postuar disa foto në Instagram ku na prezanton me prindërit e saj.
Riri tregoi se është mjaft e lidhur me rrënjët e saj dhe sigurisht edhe me familjen. “Në shtëpi”, shkruan këngëtarja krahas fotos me prindërit, nënën Monica dhe babanë Ronald.
Pa grim dhe me flokë të lënë në mënyrë të çrregullt, këngëtarja nga Barbados tregoi se pavarësisht famës dhe parave, është një vajzë si gjithë të tjerat.