Padyshim që Rihanna është mbretëresha e Met Gala këtë vit. Ylli i muzikës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në eventin e bamirësisë në Metropolitan Museum of Art mbrëmjen e së hënës.
Duke iu përshtatur temës që kishte këtë vit Met Gala, ‘Trupat Qiellor: Moda dhe Imagjinata Katolike’, Rihanna u shfaq e frymëzuar nga Papa.
Por 30-vjeçarja erdhi si një Papë me dekolte të hapur dhe minifund.
Këngëtarja, e cila kryesoi mbrëmjen së bashku me Anna Winter, Amal Clooney dhe Donatella Versace, solli një interpretim të përsosur të tematikës së eventit të madh.