InstaBIZ

Rihanna dhe Tailor Swift, kundër presidentit Trump


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 16/08/20 |
Opi Nion

Ndërsa zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrohen, klima po bëhet edhe më e nxehtë.

Kundër presidentit Trump janë ngritur edhe zërat e dy këngëtareve të njohura, Taylor Swift dhe Rihanna.

Swift e ka akuzuar presidentin se ai kërkon të trukojë rezultatin e zgjedhjeve. “Çmontimi i llogaritur nga sistemi i Trump tregon qartë një gjë: ai e di shumë mire që ne nuk e duam si president. Ka zgjedhur të gënjejë haptazi dhe të rrezikojë jetën e miliona amerikanëve për të qëndruar në pushtet. Paaftësia e Donald Trump ka përkeqësuar krizën në të cilën ndodhemi dhe ai tashmë po e përdor këtë për të shkatërruar të drejtën tonë për të votuar dhe për të votuar në siguri. Kërkoni paraprakisht skedën elektorale. Votoni paraprakisht”, shkruan Swift.

Ndërkohë Rihanna, ka përdorur një grafit të errët, ku shihet një person (ndoshta edhe ajo vetë pasi fytyra nuk është e dukshme), që shkruan: “Pirdhu Trump”./Opinion.al

Pas