Në janar të këtij viti këngëtari i njohur, Ricky Martin dhe partneri i tij Jwan Yosef u bënë prindër të një vajzë.
Vogëlushja e tyre, Lucia erdhi në jetë nëpërmjet një nëne mbartëse. Këngëtari e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte edhe emocionet e tij të para.
Gjatë kësaj kohe ai ka preferuar që imazhin e së bijës të mos e bëjë publik, megjithatë teksa ndodhen me pushime çifti nuk kanë hezituar ta prezantojnë për herë të parë me ndjekësit e tyre në Instagram.
“Drita e syve të mi”, shkruan këngëtari krahas fotos së publikuar krahas vogëlushes së tij.
Lucia nuk është fëmija i vetëm i familjes, pasi këngëtari është edhe baba i binjakëve, Valentino dhe Matteo, të lindur nga një nënë mbartëse në 2008-ën./Opinion.al