Tashmë është zyrtare, Franck Ribery do të vijojë karrierën e tij në Serie A. Ish-mesfushorit Bayern Munich, ka nënshkruar me Fiorentinën një kontratë dy vjeçare.
Lidhur me vendimin e tij për transferimin në Itali, Ribery është shprehur së ai ende dëshiron të jetë pjesë e futbollit aktiv, duke shtuar se klubi i ri ka shumë ambicie.
Ribery shtoi se vendimin përfundimtar për transferimin e tij të Fiorentina e dha gruaja e tij, pasi, siç shprehet ai, familja është e rëndësishme.
“Futbolli është jeta ime dhe unë jam ende i uritur për të luajtur. Ky klub ka shumë ambicie dhe ne duam të jemi të parët në renditje.Dua të falënderoj agjentët e mi dhe drejtorët e klubit. Ne kemi folur shumë dhe unë jam shumë i lumtur këtu. I pashë drejtorët shumë të motivuar dhe kishin shumë besim tek unë. Gruaja ime po ashtu ishte vendimtare në këtë zgjidhje, sepse familja është e rëndësishme për mua”, tha Ribery./ Opinion.al E.Xh.