49 shqiptarë janë riatdhesuar, pasi iu është refuzuar kërkesa për azil nga Luksemburgu dhe Franca.
Konkretisht 5 persona janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 të tjerë nga Franca.
Sipas të dhënave, mes të riatdhesuarve ka gra edhe fëmijë, ndërsa policia ka bërë apel që shqiptarë të mos përpiqet të kërkojnë azil në zonën Shengen, pasi shanset janë zero.
Përveç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare./ Opinion.al