Aktualitet

Riatdhesimi nga kampet e ISIS, Rama:Jam këtu për t’i kthyer nesër në atdhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 31/07/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje nga operacioni i riatdhesimit të 14 fëmijëve dhe 5 grave, të mbetur në kampet e ISIS në Siri.

Gjatë një dalje live në Facebook nga Beiruti, Rama e cilësoi tejet të ndërlikuar operacionin, ndërsa shtoi se do të vijojë përpjekjet për të kthyer edhe ata persona të tjerë të mbetur në Siri, por pohoi se nuk një informacion të saktë për numrin e tyre.

“Është një operacion tejet i ndërlikuar dhe falë lidhjes me gjeneralin Abas dhe bashkëpunimin mes Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve të këtushme e kurorëzojmë. Jam këtu për t’i marr fëmijët dhe gratë e për t’i kthyer nesër në atdhe”, tha Rama duke shtuar se është arritur të tërhiqen ata persona për të cilët ka informacion.

Ende nuk ka të detaje se cilët janë personat që nesër do të kthehen nga kampet e ISIS në Shqipëri./Opinion.al

Pas