Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Riarmatimi, prova e BE-së për t’i shndërruar fjalët në vepra

2025/03/04 at 9:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte

Me vendimin e beftë të Uashingtonit për të pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën në sfond, udhëheqësit e shqetësuar të Bashkimit Evropian do të takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar hapat për të forcuar mbrojtjen e BE-së kundër Rusisë.


“Pyetja që shtohet nuk është më nëse siguria e Evropës kërcënohet konkretisht apo nëse Evropa duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, pyetja që shtohet para nesh është nëse Evropa është e përgatitur të veprojë me vendosmëri sipas situatës – dhe nëse Evropa është gati dhe e aftë të veprojë me shpejtësinë dhe me ambicien e duhur”, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para takimit, ndërsa shpalosi një plan financiar shumëdimensional për mbrojtjen, në vlerë prej 870 miliardë dollarësh, për bllokun me 27 anëtarë.


Një mesazh i tillë po dëgjohet nëpër takime të shumta, urgjente, të udhëheqësve evropianë, të shqetësuar nga një mos angazhim i mundshëm i Shteteve të Bashkuara dhe që po çon drejt një angazhimi të ri evropian për më shumë shpenzime në fushën e mbrojtjes. Ky zhvillim vjen pas vitesh kërkesa të përsëritura nga Uashingtoni që BE-ja të mbajë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.


or shtetet anëtare të BE-së po përballen me sfida të thella ndërkohë që ndërmarrin hapa për t’u riarmatosur, duke filluar nga qeveritë dhe ekonomitë e brishta e deri tek ballafaqimi me një popullatë skeptike e forcimi i partive të djathta të skajshme, shpesh me pikëpamje më të favorshme për Rusinë.

Shqetësim të veçantë për shumë prej tyre paraqet largimi i mundshëm i administratës së Presidentit Trump nga aleanca tradicionale transatlantike.

“Kjo krijon disa sfida shumë të mëdha për të ardhmen e Bashkimit Evropian – dhe mendoj se evropianët janë shumë të vetëdijshëm për këtë”, thotë Ian Lesser, i cili udhëheq zyrën e Brukselit i Fondit gjerman Marshall.

“A do t’i përgjigjet Evropa këtyre sfidave, qoftë atyre që lidhen me tregtinë apo për mbrojtjen – kolektivisht? Apo shtetet anëtare, do të veprojnë secili më vete?”.

Ndjesi urgjence

Për shumë udhëheqës të BE-së, mesazhi duket se është uniteti. Gjatë takimit në Londër, shtetet e BE-së dhe Britania e Madhe, që nuk është më pjesë e BE-së, ranë dakord të hartojnë planin e tyre të paqes për Ukrainën për t’ia paraqitur atë Uashingtonit. Franca dhe Britania gjithashtu mbështetën një të ashtuquajtur “koalicion të shteteve të gatshme”, për të dërguar forca në Ukrainë që do të garantojnë zbatimin e marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Presidenti francez Emmanuel Macron – i cili ka kohë që bën thirrje për një Evropë me një autonomi më të gjerë ushtarake – ka sugjeruar gjithashtu që t’ua ofrojë shteteve tjera evropiane mburojën bërthamore parandaluese të Francës.

“Më në fund ndjesia e urgjencës po i kaplon udhëheqësit evropianë, por në këtë moment ajo nuk mjafton”, thotë analistja Olena Prokopenko nga Fondi Marshall.

“Po shohim nivele të ndryshme të të kuptuarit të nivelit të kërcënimit me të cilin përballet Evropa në këtë moment. Po shoh një shkallë – nuk dua të them paniku – por evropianë realisht të alarmuar, të cilët po e kuptojnë se duhet të qëndrojnë bashkë sa më shumë që është e mundur”, thotë Elie Tenenbaum, i Institutit francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare me qendër në Paris.

Megjithatë, shtoi ai, Evropa gjendet përballë një sfide të madhe. “Nëse evropianët duan të kompensojnë ndihmën e humbur amerikane për Ukrainën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë që tani”.

“Ata duhet të ndërmarrin veprime, të urdhërojnë industritë e mbrojtjes (të prodhojnë)”.

Përtej Ukrainës, Instituti për politika ‘Bruegel’, me seli në Bruksel, llogarit se Evropës i duhen 300,000 trupa shtesë dhe qindra miliarda dollarë më shumë për të parandaluar një agresion të mundshëm rus pa Shtetet e Bashkuara.

Evropës “i mungojnë armatimet, na mungojnë pjesët për t’i zëvendësuar ato, na mungon gatishmëria”, thotë zoti Tenenbaum.

Ish-Ambasadori francez Michel Duclos, vë theksin tek pasuritë e Evropës. “Është e vërtetë që nuk gjendemi në një situatë të mirë”, tha zoti Duclos, i cili punon si analist pranë Institutit ‘Montaigne’ në Paris. “Por në të njëjtën kohë, në aspektin demografik dhe atë ekonomik, ne (Evropa) mund të jemi shumë më të fortë sesa Rusia, nëse jemi në gjendje të bashkojmë veprimet tona në aspektin e mbrojtjes”, theksoi ai.

Rezistenca nga brenda

Ambiciet e reja të Evropës për sigurinë tashmë po përballen me rezistencë. Për shembull, partia ekstremit të djathtë të në Francë, Bashkimi Kombëtar ka hedhur poshtë idenë që Franca të përfshijë Evropën në ombrellën e saj bërthamore dhe udhëheqësja Marine Le Pen i cilëson planet për mbrojtje të pavarur të Evropës si “iluzion”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili njihet për lidhjet e tij miqësore me Kremlinin, i ka bërë thirrje Evropës që në vend të kësaj të hyjë në bisedime të drejtpërdrejta për të bërë të mundur një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shumë ekonomi europiane po përballen me sfida, ndërsa në disa vende po zbehet mbështetja publike për Ukrainën.

Anketime të kohëve të fundit, tregojnë se ndërsa dy të tretat e qytetarëve francezë besojnë se Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë Kievin, tre të katërtat nuk duan që trupat ushtarake të vendit të dislokohen në terren – përveçse në rast se shkojnë për të ruajtur një paqe të mundshme.

“Deri më tani, udhëheqësit evropianë janë përpjekur që në mesazhet që i përcjellin qytetarëve të vendeve të tyre të jenë më shumë qetësues sesa alarmues”, thotë analisti Tenenbaum. “Por nëse duan të justifikojnë shpenzimet më të larta për mbrojtjen dhe marrjen përsipër të rrezikut, atëherë do të duhet të jenë shumë më të zëshëm për rreziqet me të cilat përballet rajoni”, përfundon ai./VOA



Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Para
Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë/ Media holandeze: Dyshohet se palestinezja u përdhunua dhe u vra nga i ati! 

Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë/ Media holandeze: Dyshohet se palestinezja u përdhunua dhe u vra nga i ati! 

Flakadanë dhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Serbisë, reagon Vuçiç: Përgjegjësit të dalin para ligjit 

Flakadanë dhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Serbisë, reagon Vuçiç: Përgjegjësit të dalin para ligjit 

“Dhunë kishte dhe pamjet ishin, por u fshinë…”, mësuesja rreh prindin në shkollë 

“Dhunë kishte dhe pamjet ishin, por u fshinë…”, mësuesja rreh prindin në shkollë 
















TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com