Prej dy ditësh në fushën e Maliqit ka pasur zjarre në tokat bujqësore. Edhe pse gjatë ditës së djeshme zjarrfikësit kanë arritur të izolojnë vatrat ato janë riaktivizuar sërish sot.
Sipas shërbimit zjarrfikës, vatrat e një dite ditë më parë janë riaktivizuar në zonën torfike të kësaj fushe mes Sheqerasit dhe fshatit Vreshtas.
Po sipas këtij shërbimi rritja e temperaturave por edhe era bën të mundur aktivizimin e vatrave të cilat për momentin kanë prekur sipërfaqe jo të vogla të mbjella me kultura bujqësore përfshi edhe ato me grurë.
Mjete të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq por edhe banorë të zonës, po bëjnë të pamundurën për të izoluar përhapjen e flakëve kryesisht në sipërfaqet të mbjella me grurë.