Më 4 shator në orën 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimin e PD për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
Të hënën PD ankimoi vendimin e Komisionit Rregullator, duke kërkuar rrëzimin e vendim që certifikon rezultatin e zgjedhjeve me argumentin se procesi ishte i manipuluar dhe se PD ka publikuar vazhdimisht prova që tregojnë se zgjedhjet nuk i plotësonin standardet kushtetuese.
Në ankimin e saj, PD thekson se pavarësisht denoncimeve, organet e drejtësisë nuk kanë reaguar.