Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën 20:30 në selinë e Partisë Demokratike.
Kujtojmë se drejtuesit politikë të qarqeve për PD-në janë:
Tiranë – Belind Këlliçi
Durrës – Oerd Bylykbashi
Shkodër – Luçiano Boçi
Lezhë – Agron Gjekmarkaj
Fier – Gazment Bardhi
Elbasan – Tomor Alizoti
Korçë – Ivi Kaso
Kukës – Flamur Hoxha
Gjirokastër – Tritan Shehu
Vlorë – Bujar Leksaj
Berat – Eno Bozdo
Dibër – Xhelal Mziu
Siç duket në fokus të takimit të tyre do të jetë rezultati i zgjedhjeve, për të cilat, Berisha thotë se ishin “farsë elektorale”.
Ai ka premtuar “betejë për votën e lirë” dhe më 16 Maj, ditën e samitit të Komunitetit Politik Europian, Berisha ka paralajmëruar një protestë./tvklan.al