Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve, ku rezultatet paraprake e shpallin fitues me rreth 90 përqind të votave.
Duke folur në selinë e fushatës, Putin tha se tashmë po ndërtohet një vullnet i përbashkët i popullit të Federatës Ruse”.
Ai gjithashtu falënderoi qytetarët që dolën në qendrat e votimit dhe shprehu mirënjohje të veçantë për luftëtarët në vijën e parë të frontit në Ukrainë.
“Pavarësisht se sa shumë u përpoqën të na trembin, të shtypin vullnetin tonë, ndërgjegjen tonë, askush nuk ka pasur sukses në histori. Ata dështuan tani dhe do të dështojnë në të ardhmen”, tha Putin./Opinion.al