Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rezultatet e zgjedhjeve në BE dhe ndryshimet e pritshme

2024/06/10 at 8:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rezultatet e zgjedhjeve në BE dhe ndryshimet e pritshme

Zgjedhjet katër ditore për Parlamentin Evropian kanë tronditur themelet e këtij parlamenti. Partitë e djathta të vijës së ashpër u dhanë goditje partive në pushtet në Francë dhe Gjermani, forcat kryesore të BE-së. Franca reagoi ndaj rezultatit duke shpallur zgjedhje të parakohshme kombëtare pas tre javësh. Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, fitoi më shumë se 28% të votave kombëtare për organin legjislativ të BE-së, gjë që e bën atë një lojtare kyç në formimin e aleancave të ardhshme. Megjithëse partitë pro-evropiane do të vazhdojnë të kenë shumicën në Parlamentin Evropian, forcimi i partive të së djathtës së skajshme do ta bëjë më të vështirë miratimin e ligjeve. Të Gjelbrit dhe grupet liberale pro-biznesit pësuan disfata të rënda.


Padyshim në Francë, ylli i një nate zgjedhore që forcoi pozitat e së të djathtës së skajshme, ishte partia e zonjës Marine Le Pen në Francë.

Partia kundër emigracionit dhe zgjerimit të BE-së e zonjës Le Pen “Tubimi Kombëtar” ka marrë mbi 31% të votave, më shumë se dyfishi i partisë së “Rilindjes” së Presidentit Emmanuel Macron.

“Unë po shpërndaj sot Kuvendin tonë Kombëtar”, njoftoi të dielën në mbrëmje Presidenti francez duke shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në fund të këtij muaji.

“Ne e kemi parë që partitë e së djathtës së skajshme në Francë do t’ia dalin shumë mirë. Por ajo që ishte e befasishme, ishte reagimi i Macronit për të shpallur zgjedhje të parakohshme”, thotë Sophie Russack, analiste në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane, me seli në Bruksel.

Vendimi i presidentit francez vlerësohet si një bast i madh politik pasi partia e tij mund të pësojë më shumë humbje, duke vështirësuar pjesën tjetër të mandatit të tij presidencial, që përfundon në vitin 2027.

“Unë nuk e kuptoj këtë lëvizje politike. Franca ka institucione të forta, ai duhet t’u kishte besuar atyre. Nga fillimi deri në fund, mandatet e tij pesëvjeçare janë shqetësuese për shoqërinë franceze”, thotë Cyril Jeancler, banor i Parisit.

“Ka shumë kriza, sociale, mjedisore dhe këto vota reflektojnë njëfarë trazire sociale. Megjithatë mendoj se zgjedhjet e parakohshme do të shënojnë një fillim të ri dhe besoj që francezët do të gjejnë një zgjidhje për vitet në vijim”, thotë banori tjetër i Parisit, Nicolas Desurmont.

Partitë e të djathtës së skajshme siguruan rritje të mëdha në Parlamentin Evropian. Megjithatë, “Partia Popullore e Evropës”, e qendrës së djathtë, sërish u konfirmua si grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, me 181 vende. Menjëherë më pas në vendin e dytë është grupi i partive social-demokrate ‘S dhe D’.

“Qendra mbeti e para. Por është gjithashtu e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe në të djathtë kanë fituar mbështetje, dhe kjo është arsyeja pse rezultati vjen me përgjegjësi të madhe për partitë në qendër”, tha pas rezultateve Ursula von der Leyen, kandidatja kryesore e qendrës për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian.

“Grupet e të djathtës së skajshme kanë fituar shumë. Megjithatë në Parlament u duhen 50% për të marrë vendime. Pra ata nuk do të vendosin, por ajo që ata mund të bëjnë është të ndryshojnë diskutimet dhe ngadalë të normalizojnë mendimet dhe qëndrimet e tyre të ekstremit të djathtë”, thotë analistja Sophie Russack, e Qendrës për Studime të Politikave Evropiane me seli në Bruksel.

Një nga mënyrat e ndikimit mund të shfaqet qysh në fillim kur qendra të bëjë përpjekje të zgjedhë udhëheqësit kryesor të BE-së. Atyre mund t’u duhen votat e partive më në të djathtë si ajo e Kryeministres italiane Giorgia Meloni. Në Itali, partia ‘Vëllezërit e Italisë’ të Kryeministres Meloni doli e para me 28 % të votave.

Matteo Villa, analist në Institutin Ndërkombëtar të Politikës (ISPI), thotë se rezultatet e Italisë kanë dy kuptime: e para ato janë një “shfaqje mbështetjeje dhe fuqie” për qeverinë aktuale. Kuptimi i dytë, sipas analistit Villa, është:

“Konfirmimi i rolit të Kryeministres Meloni si një urë lidhëse e mundshme midis qendrës së djathtë dhe të djathtës së skajshme”.

Në Gjermani, vendi me numrin më të madh të popullsisë në BE, rezultatet sqarohen më së miri me titujt e gazetave gjermane: “Një shuplakë për kancelarin”. Të tri partitë e qeverisë së Kancelarit Olaf Scholz humbën duke dalë pas Unionit Kristian Demokrat të opozitës dhe AfD-së të së djathtës së skajshme.

“Prirja në Gjermani momentalisht është kundër qeverisë. Pra, me të vërtetë nuk ishte befasuese. Por niveli në të cilin ata kanë rënë është mjaft tronditës për një koalicion qeverisës”, thotë Andresa Römmele, profesore në Universitetin gjerman në Berlin, ‘Shkolla Hertie’.

Një situatë më ndryshe u shfaq në Evropën Qendrore dhe Lindore. Partitë pro-evropiane të qendres dolin në përgjithësi më mirë gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të dielën.

Në Hungari, partia e Kryeministrit Victor Orban e të djathtës së skajshme fitoi, por një parti e re, Magyar’s Tisza siguroi 31% të votave.

Kjo parti hyri në politikën hungareze në fillim të këtij viti, duke premtuar se do të çrrënjoste korrupsionin dhe do të rigjallëronte kontrollet dhe balancat demokratike të cilat kritikët thonë se janë shkatërruar nën zotin Orban.

Opozita sllovake ‘Sllovakia Progresive’ një parti liberale, pro-perëndimore, mundi ‘SMER-SD’ në pushtet, partinë nacionaliste dhe pro-ruse të Kryeministrit Robert Fico, duke treguar se përpjekja për vrasje e muajit të kaluar kundër tij nuk çoi në rritje te partisë ne pushtet./VOA



Ju sugjerojmë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
Para
Jo vetëm Beleri, një grua italiane e dënuar zgjidhet eurodeputete

Jo vetëm Beleri, një grua italiane e dënuar zgjidhet eurodeputete

“Zero tolerancë”, kombëtarja shqiptare njihet me rregullin strikt të UEFA-s

"Zero tolerancë", kombëtarja shqiptare njihet me rregullin strikt të UEFA-s

Sherr në Dhërmi, 55-vjeçari nga Tirana paraqitet në spital me traumë të rëndë pas koke

Konsumoi sasi të madhe medikamentesh, humb jetën 59-vjeçari
















TE FUNDIT

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com