Kryesore

Rezoluta për Serbenicën, Meta: Jam tejet i zhgënjyer nga mazhoranca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:32 - 12/05/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilri Meta ka reaguar për rrëzimin e rezolutës për gjenocidin e Serbenicës që u propozua në parlament nga Komisioni i Rithemelimit në emër të PD.

Meta shkruan në rrjetet sociale se është tejet i zhgënjyer nga mazhoranca, duke thënë se seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të shprehte me vendosmëri të plotë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar kundër gjenocidit që mori jetët e 8372 njerëzve në Serbrenicë.

Meta shkruan me tej se është i “keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.”

Postimi i Metës

Tejet zhgënjyes votimi KUNDËR i mazhorancës ndaj projekt-rezolutës së paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e genocidit të serbëve të Bosnje-Hercegovinës në Srebrenicë në Korrik të 1995.

Në kushtet e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm rus kundër Ukrainës, dhe kur në rajonin tonë vërehen përpjekje të shtuara për të mohuar genocidin serb në Srebrenicë dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të shprehte me solemnitet dhe vendosmëri të plotë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar kundër genocidit barbar, që mori jetët e 8372 njerëzve në Srebrenicë.

Jam tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

 

Pas