Studentët kanë dalë sot sërish në protestë dhe janë mbledhur para kryeministrisë. Pavarësisht motit me shi, studentët nuk e kanë ndalur thirrjen e tyre.
Ata thërrasin në kor “Z. Kryeminister plotesoni kerkesat. Nuk ka dialog. Vepro tani!”. Ndërkohë studentët e rretheve janë nisur drejt Tiranës.
Studentët thërrasin prindërit e tyre dhe qytetarët në protestë dhe thonë se nuk kanë ndër mend të ndalen.