Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rezervuarve u ka mbaruar cikli dhe digat me probleme teknike, arsyet e vërteta të përmbytjeve në vend

2017/12/01 at 2:05 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lajme të këqija nga moti/ Sot rrezikohen përmbytje masive në Jug

Përmbytjet do të rikthehen sa here që të ketë reshje normale pasi mbi 65 për qind e rezervuarëve në vend u ka mbaruar cikli. Ekspertët e ujit pranë qeverisë e vlerësojnë tejet të rëndë gjendjen në qindra rezervuarët, teksa shpresat për rehabilitimin e tyre shuhen për shkak të fondeve të mëdha që kërkohen në dispozicion.

Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si përsa i takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.

Në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e digës, 29% dëmtime të shkarkuesit katastrofik, 30% dëmtime të ujëlëshuesit, 14% dëmtime njëkohësisht të trupit të digës dhe shkarkuesit katastrofik/ujëlëshuesit. Vlerësimet janë bërë nga këshilli i Kombëtar i Ujit në një relacion të posaçëm për parlamentin në kuadër të miratimit të një strategjie të re për Ujitjen dhe Kullimin.

Ministria e Bujqësie llogarit që në total, kapaciteti ujor i rezervuarëve është zvogëluar me rreth 45%. Kjo për faktin se cikli i jetëgjatësisë së tyre është në përfundim dhe kupat e rezervuarëve janë mbushur me aluvione.

Drama që po krijojnë rezervuarët u shpërfaq dy herë në harkun e një viti, kur hapja e portave të shkarkimit të rezervuarëve pranë autostradës Tiranë-Durrës kanë krijuar milionë euro dëme në bizneset pranë autostradës, për të cilat askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Nga ana tjetër riparimi i infrastrukturës mbrojtëse nga përmbytjet kërkon investime shumë të mëdha, që janë përtej mundësive të buxhetit.

Ministria e Bujqësisë raporton se 300 km argjinatura të dëmtuara kanë nevojë për riparime, me një kosto tejet të lartë, por nga ana tjetër buxheti për to është i pamjaftueshëm. Gjithashtu investimet në veprat mbrojtëse nuk japin garanci të plotë ndaj përmbytjeve. Mungojnë studime të plota te rrjedhës se lumenjve në kushtet e reja të shfrytëzimit pa kriter dhe intensiv te zhavorreve në shtretërit e tyre, ndërtimit te HEC-eve të rinj, dëmtimeve në ekosisteme e etj.

Mundësia në të ardhmen e mirëmbajtjes së pamjaftueshme dhe amortizimi i shpejtë i sistemeve të ujitjes mund të bëjnë që rehabilitimi të mos japë rezultatet e pritshme.

Rehabilitimi i herë pas hershëm mund të mos përballohet nga qeveria dhe kjo bën që Shqipëria të jetë më e varur nga institucionet kredituese ndërkombëtare.

Ministria e Bujqësisë thotë me fuqizimin e parkut te makinerisë së rëndë për Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit dhe Bashkite, ritmi i largimit të dherave prej 5-6 milion m3/vit është plotësisht i mundshëm dhe brenda një periudhe 3 vjeçare i gjithë sistemi të jetë i pastruar nga depozitimet ndër vite, pas së cilit duhet të vijohet me ritmin normal.

Kjo do të kërkonte edhe alokimin e shpenzimeve operative të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve të largimit të aluvioneve. Riorganizimi i tyre në 4 borde rajonale kullimi bazohet në funksionet dhe detyrat kryesore, të lidhura me përdorimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kryesore të kullimit, hidrovoreve, kanaleve të ujërave të larta, 22 kanaleve kryesore të skemave të mëdha ujitëse, 7 rezervuarëve të mëdhenj që u shërbejnë më tepër se një bashkie dhe veprat e mbrojtjes nga përmbytjet. Ndërsa gjithë infrastuktura tjetër e ujitjes dhe kullimit ju është transferuar në pronësi bashkive së bashku me përgjegjësinë e administrimit të saj. / Monitor 


Etiketa: digathidrocentraletpermbytjetrezervuaret


Ju sugjerojmë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
Kronikë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

6 Shtator, 2025 8:39 pm
SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
Kronikë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

6 Shtator, 2025 8:04 pm
Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Video/ Gjendje alarmi në Vlorë, Vjosa del në urën e Mifolit

Video/ Gjendje alarmi në Vlorë, Vjosa del në urën e Mifolit

Shtyhet ndeshja Flamurtari-Luftëtari, shkak moti i keq

Shtyhet ndeshja Flamurtari-Luftëtari, shkak moti i keq

Goditet banda e hajdutëve nga Kamza, 2 në pranga (video)

Goditet banda e hajdutëve nga Kamza, 2 në pranga (video)
















TE FUNDIT

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
6 Shtator, 2025

Një burrë shqiptar që po transporton një dele në motor për ta shpëtuar nga zjarret e furishme që përfshinë zonën...

Lexo më shumë

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
6 Shtator, 2025

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, lidhur me...

Lexo më shumë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
6 Shtator, 2025

Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve...

Lexo më shumë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
6 Shtator, 2025

Është shtruar në urgjencën e QSUT-së, i penduari I drejtësisë Nuredin Dumani, i cili eshte transportuar ne masa te rrepta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com