Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rezervo kontrollin tënd/ Parandalo Kancerin e Prostatës

2021/11/01 at 3:04 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rezervo kontrollin tënd/ Parandalo Kancerin e Prostatës

Jeni mbi 50 vjec? Keni kryer ndonjëherë kontrollin e prostatës ose të sistemit urinar? Sa meshkuj i përgjigjen pozitivisht pyetjes së mësipërme?


Për fat të keq vetëm atëherë kur meshkujt përballen me problemet e prostatës, qofshin këto patologji beninje apo malinje, pyetja e parë si gjithmonë është se çfarë duhet të bëjnë, ku duhet të drejtohen.

Fatkeqësisht, mungesa e informacionit mbi sëmundjet që prekin prostatën, siç janë   Prostatitis(inflamacioni i prostatës), Zmadhimi i prostatës  dhe Kanceri i prostatës, e për pasojë edhe diagnostikimi i vonshëm i tyre mund të çojnë në përkeqësim të cilësisë së jetës së pacientit dhe në raste të caktuara mund të rezultojë fatale për jetën.

Problemet me prostatën prekin më së shumti meshkujt  mbi 50 vjeç dhe ky fakt konfirmohet edhe nga statistikat botërore për këtë grupmoshë ku rezulton se:

  • 7 në 10 meshkuj preken nga hipertrofia beninje e prostatës(zmadhimi)
  • 1 në 2 meshkuj preken nga prostatitis (inflamacion i prostatës)
  • 1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i gjendrës së prostatës

E megjithatë të shumtë janë personat të cilët janë neglizhent ndaj këtyre fakteve dhe vazhdojnë të mos kryejnë konsulta apo kontrolle të rregullta mjekësore. Është pikërisht si pasojë e mos diagnostikimit në kohë që bën që edhe rezultati i trajtimit të rekomanduar nga mjeku specialist të jetë më pak efektiv, pasi fillohet në stade të avancuara të sëmundjes. Shanset e trajtimit të suksesshëm rriten ndjeshëm nëse Kanceri i Prostatës diagnostikohet në stadet e hershme të tij.

Prandaj edhe stafi i Departamentit të Urologjisë së Spitalit Hygeia nën drejtimin e shefit të Departamentit, dr.Spyridon Gouvalis, i bashkëlidhet  nismave për ndërgjegjësim me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e pacientëve potencialë të dallojnë në kohë shenjat & simptomat që sinjalizojnë praninë e patologjive të mundshme të gjendrës së prostatës dhe më e rëndësishmja t’i ftojmë ata të kryejnë kontrolle të rregullta tëprostatës të paktën 1 herë në vite. Për këtë ju vjen në ndihmë edhe paketa e Kontrollit të Prostatës që Spitali Hygeia ofron me çmimin ofertë prej 6.000 lekë ku përfshihen ekzaminimet:

  • Konsultë me mjekun Urolog
  • Eko abdominale
  • PSA
  • Uroflow
  • Urinë Komplet

Për sa më sipër e rëndësishme është që të njihni në kohë edhe simptomat që sinjalizojnë probleme me Prostatën dhe për të cilat duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku specialist që janë:

  • Inkontinencë urinare
  • Mbetje gjaku në urinë
  • Rënie e menjëhershme & e pashpjegueshme nga pesha
  • Dhimbje në zonën pelvike & fundshpinë
  • Impotencë
  • Enjtje të këmbëve

KUJDES! Kanceri i prostatës, në fazat e hershme të tij, nuk shoqërohet me simptoma të dukshme. Prandaj vëmë theksin në kryerjen e kontrolleve të rregullta mjekësore si mënyra më e mirë e parandalimit të kësaj patologjie. Edhe në rastet e diagnostikimit të kancerit të prostatës në fazat e hershme të tij, probabiliteti i trajtimit të sukseshëm të kësaj patologjie arrin në 95% në raport me 20% sukses në trajtimin e saj në rastet e diagnostikimit në stade më të avancuara.

Njëkohësisht vlen të ritheksojmë rëndësinë kryerjes së kontrollit të prostatës një herë në vit/cdo vit për kategorinë e meshkujve mbi 50 vjec të cilët nuk kanë histori familjare të kancerit të prostatës. Ndërsa për meshkujt me histori familjare të kancerit të prostatës, kontrollet e përvitshme rekomandohen duke filluar nga mosha 40 vjec.

Dr.Spyridon Gouvalis

Shef i Departamentit të Urologjisë Hygeia

Kontakto: 04 23 90 000



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Çfarë do të ndodh me “Open Balkan”?/Vuçiç dhe Rama takohen në Skoci

Çfarë do të ndodh me “Open Balkan”?/Vuçiç dhe Rama takohen në Skoci

PD u largua nga mbledhja, Rushaj: Vettingu të diskutohet me propozimet tona

PD u largua nga mbledhja, Rushaj: Vettingu të diskutohet me propozimet tona

Asnjë viktimë dhe vetëm 25 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Asnjë viktimë, 5 të infektuar dhe 430 persona aktiv me Covid-19 në Kosovë
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com