Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka paralajmëruar qytetarët që të përgatiten për një krizë të vështirë që lidhet me rezervat ushqimore dhe problemet ekonomike të vendit.
Kim e krahasoi krizën aktuale me situatën e vitit 1990, kur Koreja e Veriut u përball me urinë vdekjeprurëse.
Në atë kohë, Peniani fajësoi Bashkimin Sovjetik që e la në situatë kritike. 3 milionë qytetarë humbën jetën nga uria.
Shteti më i izoluar i botës ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ka shkaktuar edhe bllokimin e saj tregtar me Kinën.
Për më tepër, gjendja ekonomike e Koresë së Veriut është përkeqësuar edhe nga sanksionet ekonomike ndërkombëtare.