Prifti i Velipojës, dom Marian Gega përmes fotove ka sjellë panoramën e zymtë të zonës së përmbytur ku ai është meshtar. Ai akuzon se shteti nuk po mban përgjegjësi për jetën e këtyre banorëve gjithashtu akuzon median qendrore se nuk po pasqyron siç duhet realitetin.
Ja postimi i tij në facebook
Përmbytje ditën për diell
Përgjegjesi s’ka! Lajmet nuk nuk e pasqyrojnë!
Oboti, e gjithe zona e Dajçit, Mali Jushit dhe e gjithë Velipoja janë të izoluara. Shume familje jane evakuar tashme, shume te tjera po behen gati per te trasferuar familjaret, pak rroba qe mund te mbajne, gjene e gjalle, ushqimin e bagetive….
Të varfërit ndër te varferit jane ata qe paguajne faturen… Sa keq!