Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Revolta e Ilir Metës: Lulzim Basha u përdor tre herë nga Rama kundër meje. Zgjedhjet në rrezik nga task-forca- gestapo

2017/06/09 at 10:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Meta: Rama u mërzit me mua se nuk e lejova të kapte Drejtësinë

Ilir Meta ka dhënë në studion e “Opinion” mbrëmjen e së enjtes një nga intervistat e tij më të forta me akuza ndaj Ramës dhe Bashës për të cilët tha se kanë lidhur një marrëveshje individuale që u shërben vetëm atyre dhe jo zgjedhjeve. Ilir Meta e tha më shumë se sa një herë se Lulzim Basha është përdorur tre herë nga Edi Rama për të ulur numrin e votuesve dhe për të rrënuar LSI-në. I pyetur për koalicionet ai tha në “në luftë për vendin e parë janë PS dhe LSI, PD del forcë e tretë. Sipas tij LSI do bëjë koalicion me partitë e vogla nëse del forcë e parë. “Nëse PS del forcë e parë dhe Rama i bën telefon Petrit Vasili duhet të mendohet mirë dhe të mos bëjë marrëveshje siç bëra unë me të në 2013-ën”, theksoi Meta.


***
Pjesë nga deklaratat e Metës në studion e Opinion

1. Unë u detyrova të zgjidhesha president për shkak të krizës artificiale që krijuan dhe ushqyen dy njerëz që janë Rama dhe Basha.

2. Demokracia në Shqipëria është përpara një rreziku serioz. Përpjekje tërësisht të pandershme të këtyre 2 individëve, jo të PD-së dhe PS-së, por të këtyre 2 individëve, të cilët janë bërë bashkë kundër standardit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe kanë krijuar në një mënyrë të errët dhe transparente një task-forcë, të dy bashkë, e cila po funksionon si një gestapo duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit, duke dhunuar statusin e nëpunësit civil dhe duke krijuar probleme mjaft serioze për reformën e administratës publike duke e zhbërë atë praktikisht.

3.Basha përfaqëson Rilindjen më mirë se çdo rilindës tjetër në Partinë Socialiste sot. Nuk jam këtu për të bërë këto komente. Këtu jam për t’ju thënë këtë gjë.

4.Rama është falë votave të LSI-së kryeministër sepse mund të mos kishte qenë kurrë kjo mundësi me ato sjellje e veprime tërësisht të papranueshme që ka bërë ai ndaj LSI-së dhe ndaj meje në të kaluarën. 

5.Ajo që po ndodh në Shqipëri sot është: 2 individë janë bërë bashkë kundër një sistemi demokratik.

6.Ata kanë frikë nga transparenca, ata kanë frikë nga situata që kanë në terren, ata po e përdorin këtë task-forcë si një gestapo për të frikësuar njerëzit sepse mendojnë që votat merren duke punësuar apo duke ç’punësuar dhe përgjigjen do ta marrin më 25 qershor.

7. Thyerja me Ramën ka filluar që pas zgjedhjeve lokale, në zgjedhjet e vitit 2015. Ta shpjegoj më pas. E dyta çështje…

Kur u hap çështja CEZ-DIA?

Jo. Kur doli rezultati i zgjedhjeve. Më pas u hap edhe kjo çështje. Por, le të vazhdojmë, se këtu mund të kthehemi më vonë, në qoftë se doni ju, për ndonjë retrospektivë të marrëdhënieve.

Në rastin e dytë, mendoj, shqetësimi i tij ishte se ai i donte zgjedhjet pa opozitën. Ky është një fakt i vërtetë.

E futi, faktikisht, i lëshoi opozitës çdo gjë që ajo desh…

E futi për ta përdorur Lulzim Bashën kundër zgjedhjeve. Nuk e futi për të garantuar standardin e zgjedhjeve.

Rama po përdor Lulzim Bashën?

8.Absolutisht. Kjo është shumë e qartë. Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që nuk e ka vënë re këtë gjë, dhe e gjithë marrëveshja e tyre është një përpjekje e dy individëve kundër zgjedhjeve, për të zgjidhur problemet e tyre brenda partive, siç i zgjidhi Basha problemet brenda PD-së, duke zhdukur nga lista tërë ato personalitete të PD-së, pa e mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike.

9. Unë jam takuar edhe me z. Basha gjatë kohës së çadrës.

Jeni takuar?!

Po, bashkë me dy persona të tjerë, një nga të dy ka qenë z. Vasili.

Këto gjëra i kam thënë z. Basha, më dëgjo me vëmendje: “Për çështjen e drogës dhe të dekriminalizmit ke të drejtë”. Ne këtë çështje e kemi mbështetur para PD-së, PD–ja u kujtua për drogën vetëm pasi humbi Bashkinë e Peshkopisë, i duhej edhe si justifikim. “Ne i mbështesim, sepse këto janë vërtet një problem shumë i madh për vendin dhe për zgjedhjet e të tjerë, edhe angazhimi i banditëve, i të fortëve, kriminelë”, e ku di unë. Për punën e z. Rama i kam thënë: “Mos prit të dalë LSI-ja në çadër”, sepse ishte një variant që të dalë LSI-ja në çadër.

10. Përpjekjet për të bërë kurban LSI-në janë më të hershme, janë që në vitin 2008, pasi z. Rama u rizgjodh në vitin 2007 me votat e LSI-së. 

 A keni frikë nga marrëveshja Basha-Rama?
11. Që ta dini ju dhe ta dinë të gjithë shqiptarët: nuk kam pasur frikë nga Berisha dhe nga Nano bashkë, jo të kem frikë nga Tomi dhe Xherri bashkë.

Çdo të thotë: Tomi dhe Xherri bashkë? Ju po quani Ramën dhe Bashën “Tomi dhe Xherri”?

12.Për aq kohë sa ata do të mendojnë që mund të luajnë me fatet e popullit shqiptar, me zgjedhjet e lira dhe demokratike, mund të frikësojnë njerëzit me praktikat më të fëlliqura, që shqiptarët i kishin harruar që nga koha e policisë së të ndjerit Gazidede, duhet ta dinë që janë të pashpresë dhe republika e tyre e oligarkisë do të arkivohet një herë e përgjithmonë më 25 qershor. Nuk ka shanse të ndryshojë vullnetin qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Nuk ka komedi që i tremb shqiptarët.

Pse nuk qëndruat në politikë që të përplaseshit me ta, por pranuat që ata t’ju nxjerrin në një lloj pensioni politik, duke ju zgjedhur President?

13. Nuk kam dalë në pension. Do të ketë surpriza. Jua kam thënë me kohë këtë. Do të ketë surpriza që nga rezultati i zgjedhjeve.
Kini durim deri në 25 qershor! Prisni, se do të ketë edhe 26 qershor! Ajo që dua t’ju them është vetëm kaq: mua më interesojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe që këta të dy të heqin dorë nga skenarët e tyre për të frikësuar njerëzit, për t’u bërë presion njerëzve

14. Basha pranoi të jetë një flutur më shumë në zyrën e Edi Ramës, duke braktisur kauzat e opozitës dhe duke u keqpërdorur për herë të tretë kundër Ilir Metës.

Pse jeni kaq i nervozuar me Bashën?

15. Nuk jam i nervozuar, jam shumë i qetë. Absolutisht, jo. Unë nuk jam nervozuar me doktorin, jo të nervozohem me Bashën.
Pse për herë të tretë?

Jua them unë. Herën e parë ai u keqpërdor nga Rama dhe nga Tahiri te çështja Doshi–Fufi. Ishte një kombinim i të dyja palëve.

Edhe i Bashës?

Po, patjetër. A nuk e mbani mend ju? PD-ja, që mbështeti gjithë atë kauzë që Ilir Meta do të vriste këta dy deputetë, ka humbur ka humbur për tri javë (këtë ua kam thënë të gjithëve), 7% të elektoratit të saj. Një opozitë nuk duhet të humbasë as 1% të elektoratit në vit, se opozita nuk mban përgjegjësi për ndonjë gjë në këtë vend.
Lulzim Basha mos ta gjejë fajin te LSI-ja pse po i ikin njerëzit. 

Herën e parë tha se do të përdoret për çështjen “Doshi-Fufi”.

Herën e dytë ai u përdor për çështjen “CEZ-DIA” pas zgjedhjeve lokale në vitin 2015, ku Partia Demokratike…

PD-ja heshti për çështjen “CEZ”.

Jo, jo, PD-ja jo vetëm nuk heshti, por ishte pjesë e kësaj gjëje edhe z. Basha. Në një moment tepër delikat për qeverinë “Rama”, kishin një skandal tjetër ata, e spostoi vëmendjen me një deklaratë të regjistruar më parë, jo të bërë atë ditë, pasi doli një shkrim i orkestruar te BIRN-i, që ishte tërësisht manipulativ, ku fliste gjoja për një ish-Kryeministër dhe aludonte që ky isha unë, ndërkohë që ishte e qartë se ishte një ish-Kryeministër tjetër, i një qeverie teknike, që kishte përfituar nga “CEZ-DIA”.

Sipas jush, këtë e organizoi Rama?

Sipas z. Basha, me të cilin jam takuar dhe ka bërë një autokritikë për padijeninë e tij, kjo ka qenë e organizuar nga z. Rama, pra sipas tij.
Jeni takuar atëherë, apo në takimin e fundit? Jeni takuar edhe në rastin e “CEZ-DIA”?

A keni frikë se midis PS-së dhe PD-së ka një marrëveshje xhentëlmenësh, pra jo e shkruar, për të bashkëqeverisur vendin…?

17. Nuk ka marrëveshje PS-PD, ka marrëveshje Rama-Basha, marrëveshje për hallet e tyre.

Po një marrëveshje Rama-Basha për ta qeverisur vendin, pas 25 qershorit me një qeveri me koalicion të gjerë?

Hallet e tyre nuk kanë asnjë lidhje me hallet e shqiptarëve.
Ç’do me thënë?

Nuk ka…

Një koalicion me bazë të gjerë e lë LSI-në, një minorancë të pandjeshme.

18. Një koalicion…E para, një herë, LSI-ja do të dalë forcë e parë në këto zgjedhje. Mbaje mend këtë që po të them.

Tani, pavarësisht se si dilni, edhe po dolët ju forcë e parë, a keni frikë që PS dhe PD…?

Më fal, më fal: a tha ky 35%? Jo, nuk kam frikë fare! Nuk i bëjnë dot.
I bëjnë vetë 71 vota dhe ju lënë juve të ulur…?

Nuk do t’i bëjnë dot.

Si nuk do t’i bëjnë?

19. Po ta them unë këtë, më dëgjo me vëmendje, se më the që thotë z. Basha: “Punësimet, jo punësimet”. Nuk kanë lidhje me këtë gjë, ka lidhje që LSI-ja është parti e fjalës së mbajtur, një. E dyta, ka lidhje që LSI-ja e do rininë dhe ka investuar gjithçka për rininë.

Çfarë do t’i sugjeronit ju Petrit Vasilit, që të bashkëpunonte?

Mund ta formojnë qeverinë pa këta të dy.

Nëse Rama ju fton në koalicion, do të bashkëqeverisni sërish me PS-në pas 4-vjetëve eksperiencë?

Së pari, nuk jam unë kryetari i LSI-së.

Nuk jeni ju, por unë po ju kërkoj opinion.

Ajo që unë do t’i këshilloja kujtdo që bën një marrëveshje me Ramën, është që të mos bëjë gabimet e mia. Marrëveshjet duhet të jenë shumë të detajuara dhe shumë të sakta.

Jeni zhgënjyer nga marrëveshja me Ramën?

20. Më fal, pra! Duhet të jenë shumë të qartë, sepse ndryshe nuk ka marrëveshje.

Me Ramën?

Nuk mund të ketë marrëveshje.

Ndërkohë, në qoftë se votat e LSI-së do të jenë të nevojshme për të çuar balancën majtas apo djathtas, a e shikoni të mundshëm një bashkëpunim midis PD-së dhe LSI-së për të nxjerrë Ramën në opozitë? Cili është opinioni juaj, sepse natyrisht nuk e vendosni ju?

Supozojmë që Rama nuk i arrin 71 mandate që po kërkon.

Rama dhe Basha do të jenë në opozitë, sepse demokratët dhe socialistët do të jenë kundër republikës së OSHE-së.

Kjo është në përgjithësi, unë po ju pyes konkretisht.

Mbaje këtë deklaratë. Unë ju thashë që LSI-ja është forcë e parë.

A ka një mundësi reale që ju t’i bashkoni votat…

Edhe sondazhet që nxjerrin, i bëjnë të dy bashkë për të krijuar idenë që nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në Shqipëri, në mënyrë që njerëzit të dekurajohen në vendosmërinë e tyre për të bërë një ndryshim.



Ju sugjerojmë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
Para
Rrahën vjehrrin e motrës, në pranga 2 vëllezër

Rrahën vjehrrin e motrës, në pranga 2 vëllezër

Klaudia Pepa përqafon një mashkull, nuk është Albi Nako!

‘Ndarja’ e Albit dhe Klaudias? Për herë të parë nëna e saj flet publikisht

Tjetër goditje LSI-së, policia çon për ndjekje penale administratorin e njësisë 2 në Tiranë

Tjetër goditje LSI-së, policia çon për ndjekje penale administratorin e njësisë 2 në Tiranë
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
6 Qershor, 2025

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com