Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Retorika antigreke “për fondet e fshehta”

2018/10/22 at 9:57 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Retorika antigreke “për fondet e fshehta”

Nga Panajot Barka


“Skandali” i financimit të mediave dhe gazetarëve shqiptarë, apo dhe të kishës ortodokse nga fondet e fshehta të Ministrisë së Jashtme greke, në rastin më të mirë përbën treguesin e qartë se në Shqipëri interesimi për patur me Greqinë nje realitet marrëdhëniesh të acaruara është sfidues.

Së pari për “skandalin” përbën lajm fakti i publikimit. Pra përbën një realitet të njohur që nga lashtësia në marëdhënie dypaleshe dhe shumëpaleshe. Në këtë kuptim edhe në Shqipëri, ashtu si në Greqi, Itali, Turqi, akoma dhe në SHBA, Rusi, Kinë etj derdhen para të kësaj natyre nga vende apo institucione të tjera të huaja që duan të përmirësojnë apo të risin ndikimin e tyre me forma nga më rezultative për ta. Kuptohet që një nga kanalet më të preferuara e zenë mediat. Ky realitet dhe ky qëllim nënkupton dhe paratë e shumta që rrjedhin nga Shqipëria, drejt Greqisë e që me kalimin e kohës janë më të prekshme (sidomos në sektorë më të qenësishëm se mediat).

Së dyti, çuditërisht paret e ardhura nga Greqia “nga fondet e fshehta të Ministrisë së Jashtme greke” (institucion zyrtar shtetëror) u ngjajnë arrave që bëjnë zhurmë në enën e bakërt që ushqen ndjenjën e nacionalizmin në formën antihelenismit në Shqipëri. Ndërsa po e njëjta formë parash që vijnë në Shqipëri nga Turqia, vendet arabe, Italia, SHBA etj u ngjajnë fiqve, që nuk bëjnë zhurmë. Nuk bëjnë zhurmë dhe as provokojnë thirrje patriotike apo për rreziqe përmanente për integritetin e shqiptarëve paratë që vijnë nga organizata terroriste, ato që financojnë ekstremizmin fetar, armiqësinë me fqinjët etj.

Në Shqipëri përbën sekret publik financimi i mediave të njohura në vend, i politikaneve, i ministrave, i universiteteve private, i sekteve fetare nga shtete të ndryshme apo dhe nga organizata të dyshimta dhe ato gëzojnë paprekshmëri absolute dhe respekt maksimal. Dëgjohen prej tyre teza dhe thirrje që venë në dyshim fontamentin e historisë së popullit shqiptar dhe po këto klane bërtitngrënës i kanë kardhashë e vëllamër!

Së treti, zhurma nacionaliste në Shqipëri për financimet greke të kësaj forme, nuk duhet lidhur me publikimin e këtij fakti, pasi në një menyrë apo një tjetër përbën, thamë, fenomen të njohur. Publikimi në përgjithësi (pa emra konkrete) i këtyre financimeve ishte pasojë e demokracisë pa kufi që manifestohet shpesh në Greqi, e cila kursesi nuk mund të justifikojë luftën dhe përplasjet e brendshme në qeverinë greke. Fakti që u publikuan financimet që lidhen me dy fronte të angazhimeve më të mëdha personale të ish ministrit të Jashtëm (Shqipërisë dhe ish R J të Maqedonisë) të konsideruara për të të suksesshme, e vërteton këtë konkluzion.

Nga ana e vet zhurma patriotike në Shqipëri merret kryesisht me faktin e publikimit në Greqi të këtyre të dhënave dhe jo me kërkesën për emrat apo subjektet konkrete përfituese në Shqipëri dhe si u përdorën ato. (Ashtu si në Greqi nuk bëhet fjalë se sa justifikuan qëllimin për të cilin u dhanë këto para, por merren me faktin që pse u dhanë). Askund dhe prej askujt në Shqipëri nuk thuhet qoftë edhe një gjysmë fakt se si këto financime greke dëmtuan interesat e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar! (Ndërkohë që ka me dhjetra fakte të tjera se si interesat e të tretëve e kanë marrë shpesh peng fatin e popullit shqiptar.)

Pra, mjegulla përbën mundësinë më të mirë për një zhurmë patriotike sipas efektit të iluzionit optik dhe jo realitetit konkret. Vetpërmbajtjen për të mos kërkuar apo publikuar emra konkrete, kuptohet, lidhet me faktin se një gjë e tillë do të shkaktonte një reaksion zinxhir pa kufi akuzash e kundërakuzash nga ku do të rezultonin fole të shumta të bëra pis nga financime të fshehta të vendeve dhe organizatave të ndryshme. Pavarësisht se pati nga ata që për të mbuluar vetën si konsumatorë të mëdhenj të fondeve të tilla veprojnë sipas fjalës së urtë që hajduti bërtet kapeni hajdutin.

Së katërti. Mjegulla për të cilin flasim ka edhe një qëllim tjetër më të rrezikshëm. Duke u nisur nga imazhi i krijuar në Shqipëri lidhur me fonde të fshehta, para të pista, para që ushqejnë krimin etj dhe roli apo qëllimi i tyre, bërtitngrenësit e tyre duan të justifikojnë ose t’i japin “një argument të fortë” nacionalizmit të tyre të identifikuar si antihelenizëm. Ata kërkojnë të abuzojnë me paqartësinë e opinionit publik shqiptar, ose të intokrinuar nga sistemi komunist, për të indentifikuar tani shtetin grek (dhe jo sillogjet apo organizatat ekstremiste) me idetë aneksioniste ndaj Shqipërisë sipas modelit hoxhist.

Së pesti. Bërtitgrenisit e financimeve të fshehta të huaja ngatërrojnë qëllimisht destinacionin e këtyre financimeve greke me ato të burimeve të tjera. Siç pohojnë dhe vet kundërshtuesit e financimeve “të fshehta” greke, qëllimi i tyre është përmirësimi i imazhit të Greqisë në Shqipëri. Kjo, aq sa është e vërtetë, aq është dhe e pranueshme  dhe e ndërshme. Ky pohim zbulon nga ana tjetër faktin se dikush po financon struktura të ndryshme në Shqipëri për të prishur imazhin e Greqisë këtu.

Të tretë paguajnë si për të forcuar praninë e tyre të paqenë në Shqipëri, ashtu dhe për të mënjanuar dhe shkëputur marrëdhëniet diakronike kulturore midis dy popujve, shqiptarë dhe grekë. (Kush po e varfëron dhe i prish identitetin monumenenteve kulturore në jug të vendit?) Paguajnë për mosarritje marrëdhëniesh të interesit strategjikë midis dy vendeve, (flet qartë lufta epike e politizimit nacionalist për marrëveshjen e detit). Paguajnë që të mbahet në këmbë një histori e shtrembëruar midis dy popujve. Paguajnë që të pengojnë integrimin e emigranteve shqiptarë në shoqërinë greke, paguajnë që të mbahen në këmbë histori nacionaliste të paqena….!

 

Në këtë ngatërresë të qëllimshme bërtingrenësit e financimeve të fshehta nuk arrijnë të venë re (nuk i lenë, ndoshta se janë pjesë e tyre) përmasat e financimeve të “fshehta” të tjerëve në krahasim me ato greke. Janë si bualli me milingonën. Dhe këtu qëndron paradoksi tjetër. Frika e buallit!!

 

Së gjashti. Mendoj se një e drejtë që u takon kritikuesve në Greqi të përdorimit të fondeve të fshehta të Ministrisë së Puneve të Jashtme të Greqisë, është fakti i efektivitetit të tyre në Shqipëri. Ka abuzim dhe korrupsion, apo frikë dhe ngurim përballë antihelenizmit ekstrem në medja dhe opinion publik të kultivuar nga bërtitngrenësit e fondeve nga kanale të fshehta?!

 

Eshtë një fakt që flet shumë. Imazhi i Greqisë dhe i helemnizmit në sistemin medjatik, bibliografik dhe të rjetëve sociale, në mos është me shpatulla prej muri, është i mënjanuar, ndërkohë që ka një imazh tjetër, atë që ngrenë përditë kondaktet dhe marrëdhëniet e sotme njerëzore dhe historia midis dy popujve.

Çfarë do të ndodhte nëse shtohet dhe në këto struktura kondaktet në muzikë, në arte, në letërsi, midis dy popujve. Përse nuk përkrahen iniciatorët në këtë drejtim nga të dy anët? Çfarë do të ndodhte nëse do të kishim më shumë informacion pozitiv nga Greqia në të cilën banon një e treta e popullsisë aktive të Shqipërisë? A nuk do të ishte kjo një mundësi për integrimin e tyre më të mirë në shqoqërinë greke dhe një mundësi me  shumë për të ruajtur identitetin e tyre atje?

 

Nëse pranohet p.sh akuza se kisha ortodokse shqiptare financohet edhe nga Greqia, a nuk duhet duhet falenderuar populli grek se kontribuon për ngritjen e të gjithë infrastrukturës së kësaj kishe që nga themelet, si kishë e re ortodokse shqiptare, ndërkohë që trashëgimia fetare ortodoksenë vend që mban vulën greke lëjohet të shkatërrohet?

 

Përse nuk mbahet i njëjti qëndrim armiqësor edhe ndaj investimit të Ankarasë për xhaminë më të madhe në Ballkan në qëndër të Tiranës, apo për qindra xhami të tjera anëkand vendit, apo për investimet e Vatikanit për kishën katolike?!

Etiketa: investimet grekepanajot barka


Ju sugjerojmë

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore

3 Qershor, 2025 11:16 am
14 maji/ PD nuk çon Komisionerët, PS i kërkon KQZ listën e anëtarëve zëvendësues
Aktualitet

11 Maji/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë 99.455 fletë votimi të papërdorura

3 Qershor, 2025 11:13 am
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze

3 Qershor, 2025 10:55 am
KE vlerëson reformat e Shqipërisë
Aktualitet

KE vlerëson reformat e Shqipërisë

3 Qershor, 2025 10:52 am
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
Aktualitet

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht

3 Qershor, 2025 10:48 am
Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor
Kryesore

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor

3 Qershor, 2025 10:33 am
“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!
Aktualitet

“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!

3 Qershor, 2025 10:31 am
Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona
Aktualitet

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona

3 Qershor, 2025 10:25 am
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
Aktualitet

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

3 Qershor, 2025 9:27 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Para
Dy herë i dënuar për arratisje, afro 33 vjet i burgosur

Dy herë i dënuar për arratisje, afro 33 vjet i burgosur

Video/Artan Hoxha: Grupi i Shijakut ka lidhje me policinë dhe politikën

Video/Artan Hoxha: Grupi i Shijakut ka lidhje me policinë dhe politikën

Video/Lala:Nga përgjimet, anëtarët e grupit Avdyli kanë folur me deputetë

Video/Lala:Nga përgjimet, anëtarët e grupit Avdyli kanë folur me deputetë
















TE FUNDIT

U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

Familjarët e denoncuan të humbur, 20-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit
3 Qershor, 2025

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi pësoi arrest kardiak ndërkohë që po lahej në liqen. Uniformat blu bëjnë me dije...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Prishtinë,pritet të shpallet data/Osmani mbledh partitë politike

“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
3 Qershor, 2025

Brenda kësaj jave pritet që të shpallet data zyrtare për zgjedhjet lokale në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...

Lexo më shumë

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës
3 Qershor, 2025

Ish-ministria e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se  po kandidon për kryetare komune në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë

Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga

Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga
3 Qershor, 2025

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në të gjithë vendin, ku shënjestër janë personat e përfshirë në veprimtari të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com