Policia e Rrugore në Tiranë ka ndërmarrë një aksion për të ndëshkuar edhe këmbësorët të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas policisë, së fundmi ka patur ndëshkime edhe për personat që përdorin biçikletat dhe patinave elektrike.
Autoritetet këshillojnë qytetarët që të mos kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të këmbësorëve, pasi është jo vetëm shkelje e ligjit, por edhe rrezik për jetën tuaj dhe të të tjerëve.
Policia u kërkon çiklistëve dhe përdoruesve të patinave elektrike që të përdorin vendkalimet e dedikuara, duke theksuar se kjo ndihmon në mbajtjen e një qarkullimi të sigurt dhe të rregullt për të gjithë.