Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Konkretisht, janë shuar vatrat në zonën e Lumit të Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku situata u paraqit mjaft problematike gjatë pasdites së të enjtes.
Si pasojë e zjarreve, në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit janë djegur 60 hektarë pyje, ndërsa u përshkruan rreth 130 hektarë të tjerë. Edhe në zonën e Kryeziut janë shkrumbuar afro 7 hektarë pyje me pisha.
Ndërkohë, situata është përmirësuar edhe në qarkun e Vlorës, ku mbrëmjen e kaluar u raportua për përkeqësim të ndjeshëm të zjarreve.
Vatrat janë shuar plotësisht në fshatin Vajzë dhe në Drashovicë të bashkisë Selenicë. Aktualisht, një vatër mbetet aktive në fshatin Mavrov.
 
	    	 
		    

















