Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar reshjet e vazhdueshme të shiut në vend kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në disa zona.
Mësohet se probleme kanë akset në rrethin e Tropojës, segmenti Elbasan-Rrogozhinë dhe Elbasan-Librazhd.
ARRSH informon se grupet e patrullimit kanë bërë pastrimin e akseve, por paralajmëron përdoruesit e rrugës që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./Opinion.al