Mbi 10 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Patos për shkak të reshjeve të shiut të rënë ditën e sotme.
Po ashtu, mësohet se janë përmbytur sera dhe një pulari. Ndërkohë, Bashkia e Patosit ka ngritur edhe Grupin e Emergjencave Civile për të marrë masat e nevojshme për përballimin e situatës së krijuar.
Dhe në ditët në vazhdim është parashikuar për reshje shiu gjë e cila bën më të vështirë situatën në Patos./ Opinion.al E.Xh.