Nesër në të gjitha shkollat dhe kopshtet në vend nuk do të zhvillohet mësim. Lajmi është konfirmuar nga zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj.
Ky vendim u mor për të shmangur ndonjë situatë të rrezikshme për shkak të reshjeve masive të shiut, tha Malaj per Opinion.al.
Reshjet e dendura në mbarë vendin që sollën përmbytje masive në disa shkolla paraditen e sotme, ka detyruar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla të njoftonte pezullimin e mësimit.
“Vetëm kur të sigurohemi që kushtet e motit janë të pranueshme do të çelim procesin mësimor,” tha Nikolla.
Gjatë ditës së nesërme, e sidomos paradite, parashikohen reshje të dendura.
“Gjatë orëve në vijim dhe në orët e mbrëmjes do kemi pauza të shirave, por do vazhdojnë. Pas mesnatës zhvillim të vranësirave. Shira me intensitete do ketë pjesa qendrore dhe jugore. Problemi mbetet në zonat qendrore dhe jugore. Gjirokastra dhe Saranda pritet të kenë 90 mm deri në 100 mm shi gjatë orëve në vijim”, tha për mediat Sinoptikania Porja