Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut/Çfarë po ndodh në akset kombëtare, ARRSH jep njoftimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 06/12/21 |
Opi Nion

Gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura shiu.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq.

Në një njoftim për mediat bën me dije se kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarukullimin në akset nacionale. Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, njoftton policia.

Gjithashtu, ARRSH iu bën apel drejtuesve të mjetëve për kujdes si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./Opinion.al

Pas