Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës gjatë orëve të mbrëmjes. Për shkak se reshjet kanë qenë me intensitet, reshjet e dëborës kanë vështirësuar dhe qarkullimin e automjeteve në juglindje të vendit.
Në rrugën Boboshticë-Dardhë po punohet për pastrim dhe kriposjen e të gjithë segmentit. Sipas informacioneve, në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.
Në segmentin e Dardhës rekomandohen gomat dimërore. Zonat e tjera më të ulta janë përfshirë gjithashtu nga reshjet e shiut. Aktualisht situata është normale, në zonat e përfshira po punohet për pastrim dhe kriposje.