Aktualitet

Reshjet e dëborës në Juglindje, si paraqitet gjendja e rrugëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 29/01/22 |
Opi Nion

Janë rikthyer reshjet e dëborës në Juglindje të vendit. Mbrojtja Civile bën me dije se të gjitha akset në këtë qark janë të kalueshme.

“Po punohet për Mirëmbajtje dimërore.

Në rrugën e Voskopojës 2 borëpastruese

Në rrugën e Dardhës 2 borëpastruese.

Në segmentin Korçë -Dvoran 1 borëpastruese.

Në rrugen Korçë -Qafa e Qarrit -Ersekë 3 borëpastruese.

Në rrugën Erseke -Leskovik  2 borëpastruese’, thuhet në njoftim.

Autoritetet kërkojnë kujdes në përdorimin e rrugëve në vijim. “Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, era, qarkullimi ne akset rrugore Korçë -Qafa Qarrit -Ersekë -Leskovik. Korçe-Voskopojë. Korçe-Dardhe duhet të bëhet me pajisje dimërore në orët e paradites”, thuhet në njoftim.

Sakaq, trashësia e borës varion nga 15 cm – 35 cm, ndërsa temperatura mesatare është -4 gradë.

Pas