Aktualitet

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rrugët që kalohen vetëm me zinxhirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 22/03/21 |
Opi Nion

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim për gjendjen e akseve në vend pas situatës së krijuar nga reshjet e dëborës.

ARRSH rekomandon që drejtuesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

Në Rajonin Verior qarkullohet me zinxhirë në akset: Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi. Ndërkohë, vazhdon puna për pastrimin e akseve.

Më tej ARRSH iu bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën./Opinion.al

Pas