Pas dy ditësh, zhbllokohet Qafa e Murrizit dhe bëhet e kalueshme për automjetet.
Reshjet e dendura të dëborës detyruan policinë të bllokonin këtë aks rrugor dhe qarkullimi të bëhej në aksin e vjetër, Bulqizë-Klos Burrel.
Me zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, automjetet mund të qarkullojnë në Rrugën e Arbrit për të ardhur në Tiranë.
Ndërkohë që vijon puna për zhbllokimin e disa akseve të tjera rrugore në zonat e izoluara malore në Dibër dhe rikthimi i energjisë elektrike, teksa reshjet janë ndërprerë dhe moti favorizon punimet në terren.
Klan News