Aktualitet

Reshje të dendura të dëborës gjatë natës, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 08/02/22 |
Opi Nion

Moti i keq dhe reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë prej mbrëmjes së djeshme qarkun e Dibrës, kanë bllokuar qarkullimin në rrugën e Arbrit.

Sipas raportimeve, policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës.

Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrin deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.

Ndonëse në rrugë janë mjetet borëpastruese për shkak të reshjeve të shumta që vazhdojnë pastrimi i menjëhershëm i rrugës është i pamundur./Opinion.al

Pas