Moti i keq dhe reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë prej mbrëmjes së djeshme qarkun e Dibrës, kanë bllokuar qarkullimin në rrugën e Arbrit.
Sipas raportimeve, policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës.
Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrin deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.
Ndonëse në rrugë janë mjetet borëpastruese për shkak të reshjeve të shumta që vazhdojnë pastrimi i menjëhershëm i rrugës është i pamundur./Opinion.al