Disa akse rrugore në qytetin e Vlorës janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Lagjja “28 Nëntori”, lagjja “Pavarësia”, “Skelë” dhe disa akse të tjera rrugore janë nën ujë. Punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në terren për normalizimin e situatës, por reshjet e shiut vijojnë të jenë të dendura./Opinion.al