Një shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër mesditën e sotme, ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier.
Fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme veçanërisht në bujqësi dhe pemëtari ndërkohë që dëme të mëdha pësojnë nga breshëri.
Kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi pasi i gjithë investimi i tyre shkoi dëm vetëm për disa minuta ndërkohë që bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për të siguruar jetesën.