Aktualitet

Reshje të dendura bore në Dibër, mbyllet përkohësisht rruga e Arbrit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 21/01/22 |
Opi Nion

Policia Rrugore ka informuar drejtuesit e mjeteve, se për shkak të motit të keq në qarkun e Dibrës, do të jetë i bllokuar përkohësisht kalimi nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë.

Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve që të ndjekin aksin Klos-Burrel-Ulëz.

Nisur nga situata metereologjike ku qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  për shkak të reshjeve, ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore.

Apelojmë që drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin rrugorë Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Shërbimet e Policisë Rrugore  ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë  deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme”-shkruan Policia Rrugore.

Pas