Aktualitet

Reshje shiu të shoqëruara me stuhi ere, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 01/04/22 |
Opi Nion

Vendi ynë gjatë ditës së sotme mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në territor reshje shiu, ku here pas here do të jenë të shoqëruara dhe me stuhi te forta ere.

Më problematike situata do të jetë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Gjithashtu pasditja dhe orët vijuese do të dominohen nga shirat të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 60 nga drejtimi jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 – 6 ballë./Opinion.al

Pas