Gjatë ditës së sotme vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte, ku pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht veriperëndimore.
Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, por më të fokusuara reshjet pritet të jenë në zonat Veriore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.