Masat ajrore të paqëndrueshme do sjellin në vend vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Por herë pas here do të ketë dhe intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe në vijim.
Sipos Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 9°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.