Zhvillimi i një mini-cikloni në Mesdhe do të diktojë motin edhe në territorin Shqiptar, duke sjellë për gjatë gjithë ditës vranësira të shumta në të gjithë vendin tonë.
Reshjet do të jenë prezente që në orët e para të ditës në zonat jugore dhe juglindore në formën e reshjeve të shiut dhe dëborës në zonat malore.
Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe në qytetet e zonave malore do ketë reshje dëbore, ku më të dukshme do të jenë në zonat juglindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga Lindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./Opinion.al