Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin Shqiptar duke sjellë dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve, megjithatë do të mbeten prezente.
Në zonat malore verilindore – juglindore do të rishaqen sërisht reshjet e dëborës. Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në male, por me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.