Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reshje në të gjithë vendin, prurje të larta të ujit në Vjosë

2021/12/11 at 4:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkodër/ 3005 ha tokë e përmbytur, rruga e Obotit e pakalueshme

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi  në qarkullimin rrugor në disa akse të vendit, ndërkohë që në disa lumenj është vërejtur rritje e nivelit të ujit.

Emergjencat civile raportuan se prurjet më të larta janë ato të lumit Vjosa, ndërkohë që reshjet kanë sjellë probleme në bashkinë Selenicë, ku po ndiqet më vëmendje situata në fshatin Mesaplik, pasi prurjet e lumit Shushica dëmtuan urën.

Raporti i Emergjencave Civile

Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Ministria e Mbrojtjes, në bazë të informacioneve të ardhura nga Emergjencat Civile njofton se situata është nën kontroll në të gjithë territorin, ndërsa po ndiqet me prioritet gjendja në qarqe të caktuara për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve.

Në të gjithë vendin, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, duke ruajtur nivelin mesatar të kuotave, rezervuarët po monitorohen dhe janë nën kontroll. Sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normal në të gjitha akset nacionale dhe rurale. Me përjashtim të disa rasteve edhe furnizimi me energji në të gjithë vendin vijon normalisht, po ashtu edhe furnizimi me ujë nuk ka ndërprerje.

Kështu prurjet më të shumta janë ato të lumit Vjosa, por niveli i ujit është brenda kufirit maksimal pa rrezikshmëri. Edhe lumenjtë e tjerë janë në nivele mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati. Në Këlcyrë forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për pastrimin e ujit në një banesë për shkak të bllokimit të tubacioneve.

Emergjencat Civile ndodhen në terren dhe në gatishmëri në qarkun e Gjirokastrës, pikërisht në segmentet rrugore Kolonjë-Golem, në njësinë Cepo, në njësinë Qytet apo në Lazarat, ku vijon puna për të mbajtur të zhbllokuar akset si shkak i prurjeve të shumta.

Edhe në Dropull janë vënë në gatishmëri mjetet për pastrimin e ujit si shkak i daljes së përroit Sopot. Në njësinë administrative Pogon, Zagori, Dropull i Poshtëm e Dropull i Sipërm, fshatin Nderan të bashkisë Libohovë po punohet nga ana e punonjësve të OSHEEE për furnizimin me energji elektrike. Po punohet për riparimin e defekteve edhe në Shkodër, ku pati stakim të Fiderit të Hajmelit dhe Lavatrices në nënstacionin Vau i Dejës.

Reshjet e shumta kanë sjellë probleme në bashkinë Selenicë, ku po ndiqet më vëmendje situata në fshatin Mesaplik, ku prurjet e lumit Shushica dëmtuan urën.

Ka vështirësi në qarkullim në rrugën Peshkopi-Selishtë, ndërsa forcat e policisë rrugore kanë orientuar lëvizjet në aksin Lurë-Rrëshen, pas bllokimit të rrugës rurale Peshkopi- Lurë.

Etiketa: permbytjereshjeshqiperi

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”
Bota

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”

1 Qershor, 2025 3:59 pm
1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij
Aktualitet

1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij

1 Qershor, 2025 3:45 pm
Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve
Bota

Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve

1 Qershor, 2025 3:32 pm
Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…
Bota

Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…

1 Qershor, 2025 3:25 pm
Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate
Bota

Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate

1 Qershor, 2025 3:11 pm
Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës
Aktualitet

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës

1 Qershor, 2025 3:02 pm
‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
Aktualitet

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

1 Qershor, 2025 2:51 pm
Para
Foto+Video/ Frikë për trazira? Policia rrethon selinë e PD-së

Këlliçi thirrje Ramës: Largo blindat nga selia, PD është e demokratëve

Foto/Kjo do të jetë vula e re e Partisë Demokratike

Foto/Kjo do të jetë vula e re e Partisë Demokratike

Video/“Audi Q7” e bërë “shoshë” nga plumbat, ky është biznesmeni që u vra në Laç

Dyshohet se vranë Rakip Rrolin/Arrestohen babë e bir, ja ku u kapën

TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
1 Qershor, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë...

Lexo më shumë

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
1 Qershor, 2025

Rrugëtimi i radhës në “E Diela Ndryshe” e dërgon Arbër Hajdarin dhe Ardit Gjebrean drejt Maliqit të Korçës. Këtë herë...

Lexo më shumë

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
1 Qershor, 2025

Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë relaks dhe aventurë. Ky sezon veror ka nisur me këmbë...

Lexo më shumë

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”
1 Qershor, 2025

Aktori i njohur turk, Riza Kocaoglu, është dënuar me burg se bashku me aktorin Halit Ergenc. Arsyeja e dënimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com