Reshje me intensitet të lartë ka pasur në Qarkun e Dibrës.
Situata deri tani paraqitet pa probleme të mëdha.
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.
Raportohet se po punohet për pastrimin e rrugës.