Aktualitet

Reshje bore në pjesën më të madhe të Shqipërisë, moti për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 13/02/21 |
Doriana Çepunaj

Vendi ynë gjatë paradites së kësaj të shtune do të ketë një mot me vranësira të shumta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëbore. Por në mesditë zhvillohen vranësirat të cilat do të sjellin gjatë pasdites dhe mbrëmjes mundësi për shfaqje të flokëve të dëborës në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 9°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 -50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë./Opinion.al

Pas