Aktualitet

Reshje bore dhe shtrëngata shiu, surprizat e motit javën e ardhshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 11/04/21 |
Opi Nion

Jemi në pranverë, por moti vijon të na surprizojë. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak  javën e ardhshme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike në vendin tonë.

Java do të nisë me një mot të qëndrueshme me diell, ndërsa të mërkurën do të nisin reshjet e shiut në zonën bregdetare dhe veriperëndimore në formën e shtrëngatave me rrufe, si dhe reshjet e borës në verilindje.

“Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.”, njofton Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 3-5 ballë.

Pas